Flash News

KRYESORE

Kufizohet aksesi i armëve për qytetarët në Florida; i hapet rruga mundësisë së armatosjes së mësuesve

Kufizohet aksesi i armëve për qytetarët në Florida; i hapet

Kongresi i Floridas miratoi sot një ligj që kufizon aksesin ndaj armëve të zjarrit duke i hapur rrugën mundësisë për armatosjen e disa mësuesve dhe anëtarëve të tjerë të stafeve të shkollave, në përgjigje të masakrës së fundit në një lice në Parkland.

Disa nga të mbijetuarit dhe prindërit e viktimave të Parkland ishin po atë ditë të pranishëm në Uashington për të nxitur Kongresin amerikan që të ashpërsojë më në fund ligjet për armët, ndërsa debati i rindezuar nga kjo masakër ka krijuar ndasi të thella që prej vitesh kanë bllokuar avancimet e diskutimeve për çështjen.

Pas një fitore të shkurtër në Senatin e Floridës ditën e hënë, ”ligji i sigurisë publike Marjory Stoneman Douglas”, në emër të liceut të sulmuar më 14 shkurt u miratua me 67 vota pro dhe 50 kundër në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti në juglindje të SHBA-së.

Për të hyrë në fuqi, masa duhet tashmë të miratohet nga guvernatori i Floridës, Rick Scott, por republikani ende nuk ka deklaruar nëse do të kundërshtojë partinë e tij dhe të përdorë veton.

Të fundit