Flash News

KRYESORE

Kufjet e reja të Samsung kushtojnë më pak dhe ofrojnë më shumë se Apple AirPods

Kufjet e reja të Samsung kushtojnë më pak dhe ofrojnë

Rivali kryesor i Apple, Samsung ka arritur të gjejë një zgjidhje për të sjellë kufje që nuk kanë mangësitë e Apple AirPods, duke siguruar performancë më e lartë, izolim të zhurmës dhe jetëgjatësi baterie, kundrejt një çmimi më të arsyeshëm.

Kufjet wireless Galaxy Buds kushtojnë 129 dollarë dhe do të dalin në shitje nga data 8 mars. Vijnë falas, nëse blini telefonin me palosje Galaxy Fold, Galaxy S10 ose S10 Plus. Në Europë shiten nga data 29 mars për 149 euro. Ndërkohë që Apple AirPods kushtojnë 159 dollarë.

Kasa e tyre është e përafërt në dizajn me atë të Apple. Kufjet premtojnë 6 orë jetëgjatësi baterie gjatë një telefonate dhe 7 orë gjatë dëgjimit të muzikës.

Tipari më i veçantë i tyre që i diferencon nga të tjerët është karikimi wireless. Madje mund të karikohen edhe nga vetë Galaxy S10.

Interesant është fakti se Samsung ka kopjuar me sukses procesin e vendosjes në karikim të kufjeve wireless. Thjesht duke hapur kapakun e këllëfit ku mbahen kufjet dhe të shtypni butonin ‘Pair’ në tablet ose telefon.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=uzt2PchQAI4

Të fundit