Flash News

KRYESORE

Kufoma e gjetur në brigjet e Leçes, mediat italiane japin detaje

Kufoma e gjetur në brigjet e Leçes, mediat italiane japin detaje

Mediat italiane kanë dhënë detaje rreth trupit të pajet që u gjet në ujërat e Castro (Lecce) duke e lidhur edhe me zhdukjen e avokatit shqiptar Besnik Muço.

Trupi i gjetur është dëmtuar ndoshta të perplasjes së vazhdueshme me shkëmbinjte në det dhe ndërkohë, sipas raportimve të mediave fqinje, pritet testi i ADN-së që të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Kufoma ishte zbuluar më 5 nëntor por kushtet e këqija të motit kishin bërë të pamundur nxjerrjen e trupit, deri të nesërmen kur nderhyne ekipet e Rojes Bregdetare.

Besnik Muço u zhduk që më datën 2 nëntor të këtij viti, teksa u nis me tragetin e linjës Durrës-Bari.

 

Të fundit