Flash News

KRYESORE

Kujdes kur blini! Pijet freskuese falsifikohen nëpër magazina në Tiranë, sekuestrohen 3.048 shishe të ambalazhuara të gatshme për tregëtim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, po procedon në gjendje të lirë një 36-vjeçar dhe  është shpallur në kërkim E. M në kuadër të operacionit  “Dajti”.

Burime zyrtare të policisë bëjën me dije se është arrestuar shtetasit Genc Brahysa, 34 vjeç, procedoi në gjendje të lirë F. B 36 vjeçe, si dhe ka shpallur në kërkim E. M, me profesion teknolog, të tre banues në kryeqytet.

 Seksioni i Krimit Ekonomik, kishte marrë informacion se këta persona prodhonin pije freskuese pa licensë dhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, policia ushtroi kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta persona kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të së cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-3048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregëtim

– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve

 – 1 presë për stampimin e vulave të skadencës

– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontrabandë)

 – 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontrabandë)

– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike

– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Të fundit