Flash News

KRYESORE

Kujdes kur të blini televizor në Shqipëri, po vijnë nga Kina për vetëm 8 dollarë

Kompania nga Guangzhou i Kinës, “Souxin Appliances”, po tregton aktualisht televizorë me 8-18 dollarë për njësi, për sa kohë që porosia minimale është 100 copë.

Kjo “ofertë” duket se ka kapur syrin edhe të tregtarëve shqiptarë që importojnë pajisje elektronike, pasi malli është ngjitur menjëherë në listën e produkteve më të nxehta për Shqipërinë në portalin “Alibaba”, raporton ‘Scan Tv’.

Kompania premton të shesë televizorë cilësorë smart, me përmasa nga 65 deri në 120 inch, të pajisur me internet dhe rezolucion figure Full HD deri në 4K. Këto parametra do të bënin çdo televizor të shiteshin në treg me 30-fishin e çmimit. Dhe nuk është çudi që në Shqipëri këta televizorë që kushtojnë 8 dollarë të shiten me çmime shumë herë më të larta, ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes për të mos u mashtruar.

Në total janë mbi 19 mijë kërkesa nga blerës të ndryshëm për t’u furnizuar nga kompania kineze, kërkesa të nxitura sigurisht nga çmimi. Megjithatë Souxin arrin të prodhojë vetëm 5 mijë njësi në muaj, çka ka kufizuar kapacitetin e kompanisë për t’iu përgjigjur të gjithë të interesuarve.

Të fundit