Flash News

KRYESORE

Kujdes me mesazhet në Whatsapp, mendoni që i keni fshirë por mbesin në aplikacion

Kujdes me mesazhet në Whatsapp, mendoni që i keni fshirë por

Mesazhet tuaja private në WhatsApp, ndoshta nuk janë dhe aq private.

Mesa duket Whatsapp ruan mesazhet e dërguara në arkivën e tij, aty ku mund të lexohen nga kushdo që ka akses në llogarinë e përdoruesit.

Aplikacioni ka një arkivë për çdo gjë që përdoruesit e Android dërgojnë në sistemin ruajtës Google Drive.

Media dhe mesazhet që ju përditësoni sa herë largoheni nga aplikacioni, nuk mbrohen nga WhatsApp. Kjo deklaratë ka rritur frikën se hakerat, policët apo zyrtarë të qeverisë mund të aksesojnë të dhëna të ndryshme nëse kanë akses në llogarinë Google Drive të dikujt.

Por ka një zgjidhje. Ju mund të fikni opsionin e arkivës duke selektuar ‘chats’ dhe më pas ‘chats backup’. Të gjitha të dhënat e ruajtura do të fshihen automatikisht pas 12 muajsh.

‘Rifreskimet e WhatsApp që nuk janë përditësuar për më shumë se një vit do të hiqen automatikisht nga memoria e Google Drive,’ shkruan aplikacioni në faqen e tij zyrtare.

WhatsApp ka njoftuar gjithashtu se po punon për të rritur sigurinë dhe për të ruajtur privatësinë e përdoruesve.

Të fundit