Flash News

KRYESORE

Kujdes nga këto aplikacione fotosh, mund të kenë vjedhur të dhënat tuaja

Kujdes nga këto aplikacione fotosh, mund të kenë vjedhur të

Aplikacione me qëllime dëmtuese vazhdojnë të shfaqen, pavarësisht përmirësimeve në teknologjinë e monitorimit. Rasti më i fundit në Play Store është ai i 29 aplikacioneve të fotove për Android.

Ato jo vetëm që ishin krijuar për të dërguar reklama, por edhe për të mashtruar përdoruesit duke vjedhur të dhëna. Reklamat në disa raste kishin përmbajtje pornografike.

Grupi i aplikacioneve kishte për qëllim të “zbukuronte” fotot tuaja, por në të vërtetë vidhte foton e ngarkuar dhe u jepte përdoruesve një njoftim të rremë.

Struktura e tyre kishte teknika të shumta kompresimi dhe arkivimi për të parandaluar analizimin dhe zbulimin e tyre.

Nëse keni instaluar ndonjë prej tyre, ju këshillojmë ta hiqni sa më shpejtë:

  1. Pro Camera Beauty
  2. Cartoon Art Photo
  3. Emoji Camera
  4. Artistic effect Filter
  5. Art Editor
  6. Beauty Camera
  7. Selfie Camera Pro
  8. Horizon Beauty Camera
  9. Super Camera
  10. Art Effects for Photo
  11. Awesome Cartoon Art
  12. Art Filter Photo
  13. Art Filter Photo Effcts
  14. Cartoon Effect
  15. Art Effect
  16. Photo Editor
  17. Wallpapers HD
  18. Magic Art Filter Photo Editor
  19. Fill Art Photo Editor
  20. ArtFlipPhotoEditing
  21. Art Filter
  22. Cartoon Art Photo
  23. Prizma Photo Effect
  24. Cartoon Art Photo Filter
  25. Art Filter Photo Editor
  26. Pixture
  27. Art Effect
  28. Photo Art Effect
  29. Cartoon Photo Filter

Të fundit