Flash News

KRYESORE

Kujdes nga këto produket që blini në supermarket, po ju dëmtojnë shëndetin!

Kujdes nga këto produket që blini në supermarket, po ju

Emisioni “Fiks Fare” ka kryer analizat për disa produkte ushqimore dhe rezultoi se shumica e markave të gjalpit që tregtohen në Shqipëri kanë në përmbajtje vaj palme, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.

Sipas specialistëve, por edhe mjekëve, vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut nëse përdoret pa kriter, apo në sasi të mëdha. Por megjithatë, ai përdoret për prodhimin e gjalpit dhe djathit kaçkavall.

Një studim i Universiteteve të Barit, Padovës dhe të Pisës, në bashkëpunim me Shoqërinë Italiane të Diabetit e lidh vajin e palmës me sëmundjen e diabetit. Sipas studimit, vaji i palmës shkatërron qelizat e pankreasit, të cilat prodhojnë insulinë. Ai shkakton dëme të pariparueshme në trup dhe probleme kardiovaskulare, sidomos tek moshat e reja.

Rezultatet

Vetëm një mostër ka dalë afër nivelit ideal. Ai është gjalp fshati, i blerë në një dyqan pranë zonës së Tiranës së Re, me normën 1,4588. Rezultati ideal është 1,4585.

Tetë Mostra me shtesa vaj palme në masën 5-10%

  1. Gjalpë Conad (1.4594)
  2. Djathë mozarella i huaj (1.4595)
  3. Gjalpë Lufra (1.4593)
  4. Gjalpë Despar (1.4595)
  5. Gjalpë President (1.4589)
  6. Gjalpë Klegen (1.4595)
  7. Gjalpë Burro Bianco Fiore (1.4593)
  8. Djath kackavall Klegen (1.4589)

11 Mostra me shtesa vaj palme në masën 20-50%

  1. Gjalpë Mireli (1.4599)
  2. Gjalpë Klegen (1.4599)
  3. Gjalpë Erzeni (1.4599)
  4. Spar Gjerman (i super marketit SPAR) (1.4655)
  5. Djathë Kaçkavall Gjirofarma (1.4605)
  6. Djathë Kaçkavall Lope (ambalazhuar nga KMY) (1.4615)
  7. Gjalpë Erzeni i Tretur (1.4603)
  8. Gjalpë Soal (1.4639)
  9. Gjalpë Extra Milk (1.4626)
  10. Gjalpë Ajka (1.4628)

11. Gjalpë Fshati (dyqan bulmeti tek rruga e Kavajës) (1.4604).

Të fundit