Flash News

KRYESORE

Kujdesi për sytë nëpërmjet ushqimeve, çfarë duhet të konsumojmë

Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Beta karotene, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokall, ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syve të funksionojnë siç dueht.

Por, përveç beta karotenes, vitamina dhe minerale të tjera janë të domosdoshme për shëndetin e syve. I përfshini këto 5 ushqime në dietën tuaj për të mbrojtur shikimin.

Jeshillëqet

Perimet e gjelbërta janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë, antioksidues që ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe katarakteve.

Vezë

E verdha e vezës është burim kryesor i luteinës dhe zeaksanthinës, plus zink, që ndihmojnë gjithashtu në uljen e rrezikut të zhvillimit ë degjenerimit makular.

Qitrot dhe manaferrat

Këto fruta janë një burim i mirë i vitaminës C, lëndë ushqyese e cila mund të ulë rrezikun e zhvilimitt ë degjenerimit makular dhe kataraktit.

Bajamet

Këto fruta të thata janë të pasura me vitaminë E, që ngadalëson degjenerimin makular. Një grusht me bajame siguron gjysmën e dozës së vitaminës E që duhet për një ditë.

Të fundit