Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Kujt 'i bëhet vonë' për të varfrit?”, Izmot George Frendo apel politikës para zgjedhjeve: Angazhohuni seriozisht!
“Kush po kujdeset për të varfrit?”, kështu e ka nisur apelin e tij ndaj politikës shqiptare Imzot George Frendo. Ndërsa ndodhemi në kohë fushate, dhe partitë e drejtuesit politik janë fokusuar në bërjen e premtimeve “të mëdha” të cilat në një pjesë të mirë të kohës rezultojnë boshe, Frendo në mesazhin e tij e kthen vëmendjen nga të varfërit.
Sipas Frendos, të varfërit dhe ata që kanë nevojë më së shumti duhet që të mbështeten më së shumti.
Ndërkaq, në apelin e tij ndaj politikës kleriku katolik bën thirrje t’i jepet fund sistemit të korruptuar, duke theksuar se viktimat më të mëdha janë të varfrit.
“Shtatë muaj para zgjedhjeve politike uroj politikanët tanë të kenë parasysh dinjitetin e të varfërve. Personat e të varfërve vlen më shumë sesa votat e të varfërve. Dhe i uroj të angazhohen seriozisht për ta kontrolluar korrupsionin dhe të kujdesen më shumë për të varfrit dhe për të drejtat e tyre”, shkruan Frendo.
Pasi pasqyron disa realitete nga Shqipëria, Imzot George Frendo i kërkon politikës të ndryshojnë panoramën e zhymtë që mbizotëron në vend, ku nëpërkëmbet i varfëri.
Postimi i imzot George Frendos:
KUSH KUJDESET PËR TË VARFRIT?
Imzot George Frendo O.P.
Kush e vret mendjen për të varfrit? Çdo vit, afër fundit të gushtit, shumë familje të varfra, tashmë në gjendja ekonomike tepër të vështirë, sepse njerëz të paskrupullt i detyrojnë të paguajnë qera astronomike për shtëpinë ku banojnë (nganjëherë i ngjan më shumë një stalle sesa një shtëpie) ose çmime të larta arbitrare aforfe për konsumin e dritave, tani duhet të përballojnë edhe një problem tjetër: shpenzimet për shkollat e fëmijëve.
Është turp i madh kur njerëz, nga të cilët varet e ardhmja e shumë njerëzve të mjerë, nuk japin atë që kanë për detyrë të japin, pa marrë para; dhe është poshtëruese kur njerëz, që janë në varësi nga të tjerët, nuk marrin atë që kanë të drejtë të marrin pa paguar para.
Kam dëgjuar për disa profesorë në një universitet që nuk japin një notë të mirë në provim përveçse kur studenti iu ka paguar lekë. Kjo jo vetëm është një padrejtësi e madhe, por është edhe një njollë shumë e shëmtuar për një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Dhe në këtë mënyrë po u jepen diploma personave që nuk i meritojnë, ndërsa iu mohohen atyre që i meritojnë. Një situatë e tillë inkurajon korrupsionin, e kështu shoqëria e nesërme do të jetë ende më e korruptuar sesa shoqëria e sotme.
Dhe kjo situatë nuk kufizohet vetëm në fushën e arsimit. Fatkeqësisht, përhapet në shumë fusha të tjera. Nëse paguan ryshfete, mund të fitosh çka të duash dhe të arrish ku të duash; në të kundërt, s’ke shans, as për të gjetur punë, për të cilën çdo njeri ka të drejtë! Nëse ke fuqi dhe zotëron një klub nate, mund ta mbash hapur tërë natën me muzikë me zë të lartë që mund të zgjojë tërë qytetin, pa asnjë respekt për të drejtën e qytetarëve për të fjetur natën. Por… Kujt i bëhet vonë?!
Në fushën shëndetësore? E tmerrshme! Është spital shtetëror, por kirurgu do lekë për të të operuar, infermieri do lekë për të të dhënë injeksion, pastruesja do lekë për të ta pastruar dhomën… E nëse je i varfër? Kujt i bëhet vonë?! “Nuk është puna ime” – të përgjigjen. “Xhepi im nuk ka miq!” – ka thënë një kirurg një pacienti të varfër.
Sa shumë herë kemi dëgjuar për njerëz që janë vetëvrarë pasi kishin shumë borxhe e shumë probleme të tjera financiare që nuk mund t’i përballonin dot, dhe fatkeqësisht nuk gjetën asnjë zgjidhje tjetër përveçse t’i shmangnin këto probleme duke i dhënë fund jetës… Atëherë i qajmë, na vjen keq për familjet e tyre… por pikërisht atëherë është tepër vonë! Kush mendonte për ta ndërsa ende vrisnin mendjen për këto probleme? Kush pati mëshirë për ta? Kush i mbështeti dhe i mbrojti? Kush i kishte vënë re se po vuanin? Kujt i bëhet vonë?!
Viktimat më të mëdha të një sistemi të korruptuar janë më të varfrit: nuk kanë mjete për ta mbrojtur vetveten, as kanë mjete financiare për t’i shpërblyer njerëzit e korruptuar që kërkojnë ryshfete. Po kujt i bëhet vonë?!
Shtatë muaj para zgjedhjeve politike uroj politikanët tanë të kenë parasysh dinjitetin e të varfërve. Personat e të varfërve vlen më shumë sesa votat e të varfërve. Dhe i uroj të angazhohen seriozisht për ta kontrolluar korrupsionin dhe të kujdesen më shumë për të varfrit dhe për të drejtat e tyre. Para Zotit të gjithë jemi barabartë, të gjithë kemi të njëjtin dinjitet dhe të njëjtat të drejta.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38