Flash News

KRYESORE

"Kujt i intereson kjo ngutje e rrufeshme", Thaçi flet me kode: Komunikata hodhi në erë takimin e rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë

"Kujt i intereson kjo ngutje e rrufeshme", Thaçi flet me kode:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për herë të parë pas akt-akuzës ndaj tij për krime lufte nga Prokuroria Speciale të Hagës. Një fjalim tejet i ndjerë dhe plot mesazhe, duke theksuar dhe ritheksuar se nuk është përgjegjës për krime lufte, Thaçi po ashtu është ndalur edhe tek momenti në të cilin ka ardhur kjo akt-akuzë; pak para takimit të 27 qershorit në Uashington për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Cilës drejtësi i intereson kjo ngutje e rrufeshme dhe kjo shkelje flagrante e rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor?

Kjo pyetje do të duhet shtjelluar në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Ndërsa përgjigja e shkurtër për këtë pyetje është se: Ajo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi duke nënvizuar se Kosovës tashmë më shumë se kurrë i nevojitet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve shtetërore, me çdo kusht.

“Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik.

Asnjë qëllim i mirë dhe asnjë vullnet i madh për drejtësi, nuk e arsyeton fabrikimin e një bombe mediatike për të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës, pikërisht në momentin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë.

Cilës drejtësi i intereson kjo ngutje e rrufeshme dhe kjo shkelje flagrante e rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor?

Kjo pyetje do të duhet shtjelluar në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Ndërsa përgjigja e shkurtër për këtë pyetje është se: Ajo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi.

Prandaj apeli me të cilin dua ta mbyll ketë mesazh sonte është: Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve shtetërore, në çdo rrethanë. Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejmë.

Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat", ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Të fundit