Flash News

KRYESORE

‘Kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë’/ Meta reagon me kronikën e ‘Zërit të Amerikës’: Të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë

Një ditë pas nisjes së sezonit të ri shkollor, presidenti Ilir Meta ka reaguar në facebook rreth tkurrjes së popullsisë në Shqipëri.

Me anë të një kronike të “Zërit të Amerikës” që ka publikuar në faqen e tij, Meta bën thirrje për reflektim, pasi sipas tij, ‘eksodi’ i përditshëm i shqiptarëve drejt Perëndimit po ndikon edhe tek arsimi.

“Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit”, shkruan Meta.

Sipas tij, çdo vit numri i nxënësve në shkollat shqiptare sa vjen e zvogëlohet dhe për këtë ai fajson politikën. Meta shprehet se përplasjet e vazhdueshme në politikë kanë sjellë një ‘erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi’.

Kujtojmë se në vigjilje të sezonit të ri shkollor pati 100 mijë nxënës më pak se një vit më parë.

Të fundit