Flash News

KRYESORE

Kujt i referohet Meta kur thotë drejtues politikë që artikulojnë dhe shigjetojnë sulme verbale apo fizike ndaj gazetarëve?

Kujt i referohet Meta kur thotë drejtues politikë që

Presidenti Ilir Meta ju drejtua me një fjalë përshëndetëse Forumit për gazetarët në Europën Jug-Lindore. Mes të tjerash, kreu i shtetit  shpreh se raportet e fundit të “Reporterëve pa kufij” dhe të “Freedom House” dëshmojnë se liria e medias ka shënuar përkeqësim në disa vende të Bashkimit Europian, por veçanërisht në rajonin tonë.

Presidenti tha se gjuha e presionit, denigrimit, frikësimit deri dhe urrejtjes ndaj gazetarit apo vetë komunitetit të medias në tërësi, përbën kërcënim serioz për të gjithë shoqërinë dhe rendin demokratik teksa shtoi se situata bëhet më shqetësuese kur janë drejtuesit politikë, në nivel qendror apo lokal, ata që artikulojnë dhe shigjetojnë këto sulme.

“Gjuha e presionit, denigrimit, frikësimit deri dhe urrejtjes ndaj gazetarisë si profesion, gazetarit si individ apo vetë komunitetit të medias në tërësi, përbën kërcënim serioz për të gjithë shoqërinë dhe rendin demokratik.

Situata bëhet veçanërisht shqetësuese kur janë drejtuesit politikë, në nivel qendror apo lokal, ata që artikulojnë dhe shigjetojnë këto sulme, verbale apo fizike, ndaj gazetarëve, duke i ekspozuar ata njëkohësisht edhe karshi kriminelëve, trafikantëve apo edhe elementeve terroristë”, u shpreh Presidenti Meta.

Kreu i shtetit nuk përmendi emra drejtuesish politik por duekt se emri i parë tek i cili duket se adresohen këto mesazhe është ai i kryeministrit, i cili togfjalëshin ‘kazan’ e ka kthyer në refren për etiketimin e mediave në Shqipëri.

Të fundit