Flash News

KRYESORE

Kujt ia ka dedikuar këngën “Mall” Eugent Bushpepa? Fituesi i Festivait të Këngës në RTSH bën një premtim

Kujt ia ka dedikuar këngën “Mall” Eugent Bushpepa? Fituesi

Këngëtari Eugent Bushpea është fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH. Me “Mall” ai  rrëmbeu trofeun dhe do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Genti është shprehur shumë i lumtur për fitoren dhe premton se se doo të bëjë maksimumin për të përfaqësuar Shqiprinë sa më denjësisht.

“Jam shumë i lumtur, falënderoj RTSH, falënderoj jurinë që më dhanë mundësinë të arrij të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion. Do mundohem të jap maksimumin. Do bëj më të mirën e mundshme që të përfaqësohemi sa më denjësisht”, – tha ai në Post Festival.

Kënga “Mall” është një dedikim personal kushuar njeriut të zemrës, por nuk mbeti vetëm aq. Tashmë “Mall” do të përfaqësojë Eurovision.

“ ‘Mall’ është një konglomerat tingujsh, ndjenjash dhe fjalësh që dikur ishin pjesë e imja. Shpresoj t’ju pëlqejë dhe t’ju ndihmojë të kaloni sadopak mallin që keni për dikë”, – shkroi Genti kur prezantoi këngën e tij.

 

Të fundit