Flash News

KRYESORE

Kujtohet ekzekutimi i gjyqtarit Konomi: Si përherë, mafia ia doli të mbyllë dosjen e tij

Anila Hoxha, gazetarja e kronikës së Top Channel ka kujtuar vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, 8 vite më parë në qendër të Vlorës. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se mafia ia ka dalë të mbyllë dosjen hetimore ndaj tij dhe se prokuroria nuk ka asnjë të dyshuar dhe asnjë pistë hetimi.

“Mos harroni ! Tete vjet nga vrasja e tmerrshme e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Mafia ja doli mbane si perhere, te varrose jo vetem gjyqtarin , por edhe dosjen e tij. Asnje emer. Asnje i dyshuar. Asnje piste”, shkruan Hoxha.

Skerdilajd Konomi u ekzekutua në mënyrë makabre me një shpërthim në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Gjykatësi Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit.

Të fundit