Flash News

KRYESORE

"Kujtoja se do bënte histori"; I zhgënjyer, Nazarko i kthehet kundër Ramës dhe Rilindjes: Po harxhojnë para kot

"Kujtoja se do bënte histori"; I zhgënjyer, Nazarko i

Analisti Shpëtim Nazarko është shprehur i zhgënjyer me qeverisjen e kryeministrit Rama gjatë dy mandateve të tij si kreu i ekzekutivit. Në një intervistë për “Provokacija”, ndërsa foli për situatën politike në Shqipëri, investimet, turizmin, analisti është ndalur edhe tek qeverisja aktuale.

Nazarko tha se kishte besim se Rama mund ta bënte Shqipërinë, por duket se nuk ka rezultuar kështu. Sipas tij, në Shqipëri po harxhohen para kot, dhe se në mandatin e dytë Rama duhet të kishte bërë punë më të mirë.

Rama dhe qeveria e tij duhet të kuptojë se nuk është çështje parash. Tani mendojmë se mund të na shpëtojnë ata para të Eurobondit. Vazhdojmë të harxhojmë kot para. Jemi në vështirësi të mëdha, në mandatin e dytë duhet të kishte bërë punë më të mirë. Ai kishte shumë mundësi. Kam besuar që në mandatin e parë do krijoheshin mundësi punësimi. Unë shpresoja te Rama se duke ardhur nga një krah tjetër, besoja se do të kishte qetësinë e duhur për ta parë Shqipërinë si art, për të bërë histori. Nëse ne nuk do të fusim në lojë njerëz të tjerë, apo që kryeministri të kuptojë që për beteja të mëdha duhen batalione të mëdha”, u shpreh Nazarko.

Kujtojmë se, analisti ka qenë një nga përkrahësit më të flaktë të kryeministrit Rama dikur, mirëpo nga deklaratat e tij së fundmi ai iu bashkohet tufës së zhgënjyer të socialistëve nga qeverisja e Rilindjes.

Të fundit