Flash News

KRYESORE

Kukan për progres-raportin e KE: Shpresëplotë për marrjen e datës për nisjen zyrtare të negociatave

Kukan për progres-raportin e KE: Shpresëplotë për marrjen e

Eduard Kukan, eurodeputet i Partive Popullore Europiane dhe Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor, tha në një intervistë për A2 se është shpresëplotë për vendosjen e datës për nisjen e negociatave zyrtare për Shqipërinë në BE.

 “Nuk e kam parë raportin, por të gjithë presim lajme të mira, sidomos për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me shpresën e marrjes së datës për nisjen zyrtare të negociatave. Situata në vendin tuaj nuk është shumë e mirë, është shumë e tensionuar, por ka pasur pa dyshim shumë progres, kështu që mendoj se do të jetë një inkurajim për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë”, u shpreh ai.

I pyetur se  sa do të ndikojë kriza politike në Shqipëri në vendimin përfundimtar të Këshillit Europian, ai tha: “Nuk do të thosha që do të vendimi do të shtyhet, por do të ndikojë patjetër. Të gjithë po ju shohin nga afër dhe këto nuk janë zhvillimet që rrisin ambiciet tuaja”.

Të fundit