Flash News

KRYESORE

Kukës, makina del nga rruga, humbën jetën dy persona dy të tjerë të plagosur

Kukës, makina del nga rruga, humbën jetën dy persona dy të

Një aksident ka ndodhur në Kukës, ku një makinë ka dal nga rruga dhe për pasoj kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nimçë ku shkak i tij është bërë lagështia në rrugë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit tip “Benz”,  Mustafa Hoda 45 vjeç si dhe pasagjeri Ramadan Koboçi 50 vjeç kanë kumbur jetën kurse të plagosur kanë mbetur pasagjeri 34 vjeç, Xh.H i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën, si dhe djali i drejtuesit të mjetit 11 vjeç që fatmirësisht nuk ka marrë plagë të rënda dhe se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 07.10.2017, në fshatin Nimçë, si pasojë e lagështirës, ka dalë nga rruga mjeti tip ‘Benz’. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri, shtetasi R.K., 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë. Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës shtetasi Xh.H., 34 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur N.K., 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, s’ka probleme për jetën”, bën të ditur zyrtarisht Policia.

Të fundit