Flash News

KRYESORE

Kukës – Morinë/ Aksident i rëndë, humb jetën shoferi, plagosen rëndë pasagjerët

Kukës – Morinë/ Aksident i rëndë, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Kukës – Morinë, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas të dhënave të policisë të tre shtetasit e përfshirë në këtë aksident tragjik janë nga qyteti i Fushë Krujës.

Pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qytetin e Kukësit, dy të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt Tiranës.

“Më datë 18.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga.Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi P.M., si dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë. Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes”-njofton policia.

Të fundit