Flash News

KRYESORE

Kukësi eliminohet me goleadë nga Champions League, por aventura europiane nuk përfundon këtu

Kukësi eliminohet me goleadë nga Champions League, por aventura

Ekipi i Kukësit u eliminua nga Champions League pas humbjes 3:0 me ekipin azerbaixhanas, Karabag. Megjithatë, aventura europiane e djemve të drejtuar nga Armando Cungu do të vijojë, pasi ata do të luajë në turin e tretë eliminator të Europa League.

Verilindorët do të ndeshen me fituesin e çiftit mes Torpedo Kutaisi nga Gjeorgjia, ose Vikingur nga Ishujt Faroe.

Sfida e parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar me fitoren e gjeorgjianëve me shifrat e thella 3-0, dhe me shumë mundësi ky do të jetë edhe kundërshtari i radhës për Kukësin.

Nëse kalojnë turin e tretë paraeliminator të Ligës së Europës, ata do të kalojnë në fazen play-off të këtij kompeticioni, çka do u mundësonte atyre mbi 1 milion euro të ardhura.

Të fundit