Flash News

KRYESORE

Kukësi eliminohet nga Liga e Europës, pesë futbollist drejt largimit

Kukësi eliminohet nga Liga e Europës, pesë futbollist drejt

Pavarësisht se Kukësi fitoi 2:0 ndeshjen e kthimit kundër ekipit gjeorgjian të Torpedos, kjo nuk ka mjaftuar që verilindorët të kalojnë në fazën play-off të Ligës së Europës, pasi takimin e parë e humbën 5:2.

Djemtë e drejtuar nga Armando Cungu zhvilluan një lojë të mirë dhe dominuan pothuajse gjithë ndeshjen, teksa goli i parë u shënua në minutën 29-të nga sulmuesi Rexhinaldo me penallti, i cili bëri që të rriteshin shpresat se ekipi do të mund të shënontë edhe dy gola të tjerë.

Po nga Rexhinaldo dhe me penallti u shënua edhe goli i dytë 75-të, por vetëm kaq, pasi kuksianët nuk mundën të shënonin golin e tretë duke u larguar kështu nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Europë.

Eliminimi pritet të ketë pasoja pasi këto ditë presidenti Safet Gjici ua ka bërë të qartë futbollistëve se nëse nuk kualifikohen disa prej tyre nuk do të jenë më pjesë e klubit.

Largimi i parë që do të ndodh është ai i sulmuesit Sebino Plaku, të cilit i përfundon kontrata. I dyti pritet të jetë portieri Stiv Frashëri, i cili u pezullua dje nga skuadra për shkak të paraqitjes së dobët në Gjeorgji.

Më valixhet gati janë edhe Vangjel Zguro (mbrojtës), Donjet Shkodra (mbrojtës) dhe Dino Shpehar (sulmues), të cilët nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre.

Të fundit