Flash News

KRYESORE

Kukësi gjen zëvëndësuesin e Pejic, sulmuesi Alijev më i paguari në ekip

Pas largimit të Pero Peijc, ekipi i Kukësit u vu në lëvizje, në kërkim të një sulmuesi që i plotëson të gjitha karakteristikat e bomberit kroat dhe të jetë në nivelin e tij. Skuadra e qytetit verilindor kërkon disa ndeshje për t’a parë këtë, por blerja më e re, Rauf Alijev, të paktën në financa do të jetë i frikshëm.

Kampionët e Shqipërisë kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin 28-vjeçar i cili do të firmosë një kontratë dy-vjeçare nga ku do të përfitojë jetë 9 mijë euro në muaj, raporton “panorama sport”. Alijev bëhet kështu lojtari më i paguar i Kukësit, teksa me një shifër përafërsisht të tillë, ka firmosur më parë mesfushori izraelit, Siraj Naser.

Të fundit