Flash News

KRYESORE

Kukësi kalon në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve, por ka dyshime për golin e pësuar

Ekipi i Kukësit ka kaluar në raundin e dytë para-eliminator të Ligës së Kampioneve, pas barazimit 1:1 me ekipin maltez të Valetas.

Pjesa e parë ishte e dobët për djemtë e drejtuar nga Armando Cungu, ndërsa u vu re se pati edhe luhatje të çuditshme të koefiçentëve nga kompanitë e basteve, të cilat në minutën e 44-të e kuotuan fitoren e skuadrës verilindore me koefiçentin 11-të.

Në gjuhën e njohësve të basteve, do të thotë se ishte pothuajse e sigurtë që Kukësi do të pësonte minimalisht një gol. Dhe në minutën e 67-të, ashtu siç ishte paralajmëruar skuadra malteze kaloi në avantazh me sulmuesin argjentinas Santiago Malano.

Megjithatë, duhet të vinte minuta e 84-t, që Kukësi të barazonte shifrat 1:1 me anë të mesfushorit gjeorgjian, Irakli Dzaria, duke kaluar në fazën tjetër për shkak të golit në fushën kundërshtare.

Kukësi do të ndeshjet me fituesin e çiftit Karabag i Azerbaixhanit dhe Olimpija Lubjanë e Sllovenisë.

Faksimile që tregon se fitorja e ekipit shqiptarë në minutën e 44-t kuotohej me koefiçentin 11:

Të fundit