Flash News

KRYESORE

Kukësi me gjest të madh, lojtarët solidarizohen me tërmetin

Kukësi me gjest të madh, lojtarët solidarizohen me tërmetin

Klubi i Kukësit i ka dalë në krah të mbijetuarve të tërmetit. Verilindorët kanë vendosur që një pjesë të rrogave mujore, të gjithë së bashku, lojtarë dhe staf ta kalojnë për të mbijetuarit e tërmetit.

Klubi nënkampion ka dalë vetë me një deklaratë të tillë dhe ka treguar përmjet "Facebook" se do të dhurojnë paratë për të mbijetuarit e tërmetit.

"Futboll Klub Kukësi po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas termetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa.

Stafi dhe futbollistët, kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t'jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës.

Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore", - shkruhet në faqen zyrtare.

Të fundit