Flash News

KRYESORE

Kukësi nuk gjen rehat, shkarkohet Ramazan Ndreu pas humbjes me Kastriotin

Kukësi nuk gjen rehat, shkarkohet Ramazan Ndreu pas humbjes me Kastriotin

Klubi i Kukësit ka marrë vendimin për të shkarkuar Ramazan Ndreun nga detyra e trajnerit, pas humbjes 2-1 me Kastriotin. Në njoftimin e klubit, Ndreu akuzohet se nuk e ka menaxhuar si duhet lojën dhe ka qenë shumë pak aktiv nga pankina.

“FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 - 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu. Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”, thuhet në reagimin e klubit verilindor.

Ramazan Ndreu ishte drejtor i menaxhimit të klubit kur më 19 mars mori detyrën e trajnerit, pas shkarkimit të Armando Cungut.

Të fundit