Flash News

KRYESORE

Kuksianët nuk janë të vetmit, javën e kaluar në shtetin latin iu vu flaka sporteleve të autostradës

Kuksianët nuk janë të vetmit, javën e kaluar në shtetin

Djegia e sporteleve në Kukës ku paguhet taksa e autostradës nuk ishte precedenti i parë, por veprime të ngjashme ndodhin në të gjithë botën sa herë qeveritë nuk marrin parasysh nevojat e qytetarëve, por interesohen vetëm për biznesmenët me të cilët bashkëpunojnë.

Të mërkurën e javës së kaluar një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Honduras, shtet në Amerikën Qëndrore, ku disa sporteleve në autostradë u është vendosur flaka.

Banorët që përdorin rrugën janë revoltuar për shkak të tarifës së lartë që është vendosur, ndërkohë që niveli i tyre ekonomik është i ulët.

Hondurasi është një vend në zhvillim, njësoj si Shqipëria, megjithatë, të ardhurat për frymë janë më të ulëta se ato në vendin tonë. Ashtu si në Shqipëri, korrupsioni në shtetin latin është në nivele të larta.

Arrestimi i qytetarëve, këshilltarët e Kukësit padisin prokurorët dhe policët: Mbi ta rëndojnë 4 vepra penale

Të fundit