Flash News

KRYESORE

Video/ Kuksiani ngre në këmbë sallën: Me maska e automatik, as Millosheviç s’e bëri këtë! Kam një thirrje për Ramën

Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, ngriti në këmbë sallën në Pallatin e Kongreseve.

Popa, me zë të dridhur tregoi tmerrin që përjetoi ai dhe familja e tij në orët e vona të natës nga policia e shtetit.

“Kemi pritur ndër vite popullin kosovar. Ajo rrugë do të lidhë veriun me jugun. Dolëm protestuam, kërkuam të drejtat tona pavarësisht se u provokuam. Në orën 12 të natës me maska dhe automatik, isha me djalin dhe me nusen e djalit hapën dyet, u futën brenda sikur të isha një kriminel dhe jo babai i 4 fëmijëve. “Edhe Millosheviçi nuk ia ka bërë kosovarëve këtë... Ne s’kemi bërë asnjë lloj krimi, kërkuam një të drejtë”, u shpreh Popa.

Më tej ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama, “ Unë nga ky Kuvend i bëj thirrje kryeministrit. Janë 4 kuksianë në burg, i bëj thirrje të lirojë vëllezërit tanë!”, u shpreh qytetari nga Kukësi, i cili me fjalët e tij ngriti në këmbë të gjithë sallën, përfshirë dhe Berishën e Bashën.   

Të fundit