Flash News

KRYESORE

Kulla pranë teatrit të ri? Pas Veliajt, forcon dyshimet edhe Margariti: Gabim që godina të mos ketë dhe funksione të tjera!

Kulla pranë teatrit të ri? Pas Veliajt, forcon dyshimet edhe

Pas shembjes së godinës së TK për ndërtimin e një teatri të ri, janë shtuar dyshimet se rreth këtij të fundit, ashtu siç ka patur zëra, mund të ngrihen kulla.

Pas kryebashkiakut Erion Veliaj, edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi për Report tv se do të ishte gabim nëse godina të mos ketë dhe funksione të tjera!

"Do të ishte e gabuar të mos e vishnim me funksione të tjera hapësirën rreth e përqark teatrit. Do të jenë kulla apo godina dykatëshe nuk është një vendim që mund ta vlerësojmë tani", tha Margariti.

Ndërkohë, Veliaj deklaroi dy net më parë në ‘opinion’ se   nuk mund të garantojë asgjë kur u pyet nëse pas teatrit mund të ndërtohen kulla.

“Ajo është një pronë e bashkisë dhe Bashkia Tiranë do zgjedhë formën për ta zhvilluar një pronë publike”, – u shpreh Veliaj, duke argumentuar se mund të ndërtohet hotel, park apo diçka tjetër dhe se bashkia do ta mendojë çfare do bëjë aty në një moment tjetër.

Të fundit