Flash News

KRYESORE

“Kulmi, dikush t’i kërkojë llogari këtij” ish-ministri sulmon Ramën: Ke barrën të tregosh çfarë bëre keq

“Kulmi, dikush t’i kërkojë llogari këtij”

Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani akuzon kryeministrin Edi Rama se i kërkon llogari kujt të mundet, por vetë nuk i jep llogari askujt. Sipas Manjanit kjo situatë është paradoksale dhe dikush duhet t’i kërkojë llogari Ramës pasi ka barrën të tregojë çfarë bëri mirë dhe çfarë keq dhe më pas t’i kërkojë votën shqiptarëve.

Statusi i Manjanit:

Paradoks.

-------

Ky ishte (është ende) momenti që Kryeministri të jepte llogari për çfarë bëri apo nuk bëri!

Duhet të jepte llogari për çfarë bëri keq dhe të meritonte lavde për çfarë bëri mirë.

Por, në vend të japë llogari, kërkon llogari! I kërkon llogari kujt mundet: PD, LSI, Blushit, gjykatësve e madje edhe drejtorëve të vet!

Vetëm llogari nuk jep! Kërkon!

Kulmi është që opinioni e media e ndjekin në këtë marrëzi!

Hej, dikush ti kërkojë llogari këtij! Ai ka barrën të tregojë: ç'nuk bëri e ç'bëri keq. Pastaj ti jepet mundësia të kërkojë vota, por jo llogari të tjerëve!

Kryeministri kërkon llogari në zyrë e jo në fushatë!

 

Të fundit