Flash News

KRYESORE

Kultivimi kanabisit, ‘zonat’ e Tahirit që po nxjerrin blof Ramën dhe Xhafajn

Kultivimi kanabisit, ‘zonat’ e Tahirit që po nxjerrin blof

Gjatë 2015-ës dhe 2016-ës, ku pati një kultivim në shifra të larta të kanabisit thuajse në të gjithë territorin, sipas të dhënave të policisë, zona e Tepelenës si dhe fshatrat e Lumit të Vlorës ishin në krye të listës sa i takon sipërfaqeve të mbjella.

Në atë kohë, në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri. Në media janë publikuar edhe raporte të SHISH ndërsa më vonë edhe përgjimet e autoriteteve italiane, të cilat tregonin se pjesë e kultivimit të kanabisit, ishin bërë edhe drejtues policie, tre [prej tyre janë tashmë në kërkim.

Me ndryshimin e Ministrit të Brendshëm, Rama por edhe pasuesi i Tahirit, Fatmir Xhafaj, u zotuan se do të zhduknin fenomenin e kultivimit të kanabisit. Një vit më parë, Rama e cilësoi si vitin që do i jepte fund këtij filmi.

Por të dhënat e ditëve të fundit tregojnë se në vend vijon të kultivohet ende kanabis dhe duket se edhe zonat ku po evidentohen parcelat janë po të njëjtat. Vetëm ditën e djeshme u gjetën 20 parcela ku ishte kultivuar kanabis në fshatrat e Vlorës, ndërkohë që ditët e fundit ka pasur thuajse çdo ditë nga një lajm për parcela droge të gjetura në zonën e Tepelenës.

Duket se ajo që ka ndryshuar është vetëm Ministri, pasi zonat ku po kultivohet janë të njëjtat, kjo të paktën referuar lajmeve të fundit të shpërndara nga vetë policia.

Të fundit