Flash News

KRYESORE

Kultivonin kanabis, prezantuesi britanik merr pjesë në kapjen e bandës shqiptare

Prezantuesi i njohur britanik, Jeremy Kyle ka marrë pjesë në një aksion të madh të policisë vendase kundër drogës, në rajonin Gloucestershire në jugperëndim të Anglisë. Operacioni u finalizua me goditjen e bandes shqiptare qe kishte ngritur ferma kanabisi.

Në aksionin e policisë ku u angazhuan rreth 50 policë, u bastisen zonat e dyshuara, konkretisht 6 fabrika kanabisi dhe 5 prona të tjera, duke sekuestruar një sasi të madhe kanabisi.

Pas finalizimit të aksionit, u vunë në pranga 10 persona, me akuzën e trafikut të drogës, ndërsa të arrestuarit pritet që të dalin para Gjykatës së Bristolit më 9 Prill.

Të arrestuarit janë shtetas shqiptarë që akuzohen si pjesë e bandave të drogës janë:

Kreshnik Muja, 20 vjeç

Dritan Muhametaj, 27 vjeç

Gurgen Nikoci, 21 vjeç

Bardhyl Arifaj, 33 vjeç

Ardit Agaj, 27 vjeç

Aranit Kasaheri, 34 vjeç

Elis Gashi, 32 vjeç

Dardan Horhaj, 22 vjeç

Jeton Muja, 26 vjeç

Besjan Muja, 31 vjeç     

Kanalet e kanabisit ishin në Linden Road në Gloucester, Nelson Street në Tredëorth e me radhë në zonat që menaxhonin shqiptarët në këtë rrjet trafiku. Prezantuesi Kyle dhe oficerët e policisë u shfaqen në dokumentar edhe teksa ndiqnin një të dyshuar në rrugë, por ai nuk u kap.

Të fundit