Flash News

KRYESORE

Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona, tre të tjerë në kërkim

Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona, tre të

Dy persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në Poliçan. Mësohet se, ndër të arrestuarit është edhe kryeplaku i fshatit Valë, me akuzën “shpërdorim detyre” dhe “kultivim i lëndëve narkotike”.

Ndërkaq, po hetohen në gjendje të lirë po për “shpërdorim detyre” shtetasit B.H., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i Njësisë Administrative, E.Xh., 26 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshati Zgërbonjë dhe N.Q, 30 vjeç, banues në Poliçan, me detyrë Specialist pyjesh.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve masive në territorin e fshatit Usti dhe Zgërbonjë janë evidentuar dhe goditur raste të tentativës për kultivimim të bimëve narkotike.

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas si dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë .

Arrestohet për "Shpërdorim detyre" kryeplaku i një fshati, si dhe proçedohen në gjendje të lirë kryetari i Njësisë administrative, kryeplaku i një fshati tjetër dhe një specialist pyjesh.

Shërbimet e Policisë Skrapar dhe Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar në dy fshatra të territorit Skrapar dhe Poliçan, të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar dhe Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.T, 43, vjeç, banues në fshatin Pronovik, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" , për rastet e evidentuara në territorin e fshatit Usti.

E.T, 44 vjeç, banues në fshatin Valë, me detyrë kryeplak i fshatit Valë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre" dhe "Kultivim i bimës narkotike".

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.H., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i Njësisë Administrative, E.Xh., 26 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshati Zgërbonjë dhe N.Q, 30 vjeç, banues në Poliçan, me detyrë Specialist pyjesh pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre".

Policia ka shpallur në këkrim policor edhe tre shtetas të tjetër të dyshuar si autorë, ku për arsye hetimi nuk bëhet me dije të dhënat të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Të fundit