Flash News

KRYESORE

Kultivonin narkotik dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, pranga dy personave; dy të tjerë në kërkim

Kultivonin narkotik dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare,

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia pasi shfrytëzonin seksualisht një 17-vjeçare, si dhe merreshin me veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Arrestimi i shtetasve është bërë në kuadër të një hetimi 8-mujor të policisë së Krujës, ndërsa mësohet se personat do të vihen përballë drejtësisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, pas 8 muaj hetimesh për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, në fushën e narkotikëve dhe shfrytëzimit për prostitucion, finalizuan operacionin policor të koduar “Nikla”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

  1. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;
  2. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali;
  3. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Të fundit