Flash News

KRYESORE

“Kumanova”, Dritan Demiraj: Proces farsë, djemtë u lanë pa mbrojtje ligjore e kombëtare

“Kumanova”, Dritan Demiraj: Proces farsë, djemtë u

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar sa i takon procesit gjyqësor për ngjarjet e Kumanovës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Demiraj thotë se ndjen keqardhje të thelle, si të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, që djemtë e saj u lanë pa mbrojtje ligjore e kombëtare, duke u dënuar me 7 shekuj e gjysëm burg.

Dënoj me forcë proçesin farsë të gjykimit antishqiptar, shkruan Demiraj, duke theksuar se autorët realë të tragjedisë së Kumanovës janë ish-kryeministri Gruevski, ish Ministrja Jankullovska dhe daja i Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish kreu i Shërbimit të Kundezbulimit të Maqedonisë.

Ish-ministri shkruan më tej se heshtja e Tiranës zyrtare për këtë çështje, ashtu si dhe në rastin e Ballist Morinës, është e turpshme dhe e rrezikshme.

Postimi i plotë i Dritan Demiraj

Të dashur miq,

Ndjej keqardhje te thelle si të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, FYROM dhe Kumanovë, që djemtë e saj u lanë pa mbrojtje ligjore e kombëtare, duke u dënuar në fillimin e muajit të Flamurit me 7 shekuj e gjysëm burg.

Dënoj me forcë proçesin farsë të gjykimit antishqiptar, te organizuar pa hetim ndërkombëtar dhe që nuk zbardh as të vërtetën dhe as autorët përgjegjës së tragjedisë dhe tradhetise së Kumanovës.

Autorët realë të tragjedisë së Kumanovës janë ish-kryeministri Gruevski, ish Ministrja Jankullovska dhe daja i Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish kreu i Shërbimit të Kundezbulimit të Maqedonisë.

Heshtja e Tiranës zyrtare për këtë çështje, ashtu si dhe në rastin e Ballist Morinës, është e turpshme dhe e rrezikshme. Te gjithe se bashku duhet te ngreme zerin kudo qe shkelen te drejtat dhe liria e Shqiptareve. DD.

Të fundit