Flash News

KRYESORE

“Kumbari” i koalicionit PS-LSI shprehet i penduar: Më vjen turp që mbështeta Ramën. Kur ndërpreva çdo negociatë me të

“Kumbari” i koalicionit PS-LSI shprehet i penduar: Më vjen turp

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, i cili njihet dhe si “kumbari” i koalicionit PS-LSI, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” është shprehur i penduar që ka mbështetur kryeministrin Edi Rama.

Madje ai shprehet se i vjen turp  që ka mbështetur për vite me radhë Ramën.

“Sot unë mund të them se kurrë nuk kam qenë në politikë. Unë kam qenë biznesmen. Kam qenë gjithmonë në jetën politike si botues. Një njeri si unë nuk mund të mos jetë i interesuar për Shqipërinë. Por jashtë politikës mund të them kam gabuar që kam mbështetur Edi Ramën. Më vjen turp për jetën... për gjithë atë histori që kam mbështetur atë njeri", u shpreh Kokëdhima.

Më tej kryetari i "Zgjidhja", tregon dhe kur mbylli negociatat me Rilindjen dhe Ramën.

Unë kam mbyllur çdo lloj negociate me Rilindjen në nëntor 2016 ndërsa në korrik 2016 e kam takuar për herë të fundit Edi Ramën. Unë nuk kam ngarkesa personale. I kam kërkaur falje popullit për mbështetjen që i kam dhënë”, u shpreh më tej Kokëdhima.

Të fundit