Flash News

KRYESORE

Kumbaro bëhet ‘çështjet’, Ruçi i shkruan zëvendëskryeministres

Kumbaro bëhet ‘çështjet’, Ruçi i shkruan

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk ka qenë sërish e pranishme në mbledhjen e Komisionit të Medias. Mos pjesëmarrjen e saj, Kumbaro e njoftoi që në datën 11 maj, ku thoshte se nuk mund të ishte e pranishme në mbledhjen e së hënës për shkak të axhendës.

Ditën e sotme, deputetët e opozitës në komisionin e Medias u shprehën se kjo situatë është e papranueshme pasi është e përsëritur. Nga ana e saj, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, njoftoi se për këtë çështje i ka dërguar një shkresë, kryetarit të Kuvendit si dhe ambasadorëve. Vokshi tha gjithashtu, se në dijeni të saj, kryeparlamenti Ruçi i ka dërguar një shkresë zëvendëskryeministres Mesi ku i kërkon që jo situatë të mos përsëritet më.

“Në dijeninë time, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një shkresë zëvendëskryeministres, Sendia Mesi ku i kërkon që kjo situatë të mos përsëritet më”, u shpreh Vokshi.

Të fundit