Flash News

KRYESORE

Kumbaro mesazh aktorëve nga ‘Turbina’: Këtu do i jepni shfaqjet deri në ndërtimin e teatrit të ri

Kumbaro mesazh aktorëve nga ‘Turbina’: Këtu do i jepni

Për Qeverinë e Edi Ramës shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një çështje e mbyllur. Kjo u theksua edhe në inaugurimin e skenës ‘Turbina’ në kryeqytet, mbrëmjen e sotme.

Në nisje të ceremonisë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se ndërtesa e sapoinauguruar ndodhet në mes të Tiranës, në të cilën do të jepen shfaqje deri në ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

“Koha e humbur dhe koha e shkurtër ishin dhe janë armiku ynë. Në fakt sot është natë feste dhe është zakon që në raste gëzimesh, të përgëzohen njerëzit që kanë bërë të mundur një punë të mirë si kjo. Por, na ndodh shpesh që në këto takime, renditen punët që na presin në të ardhmen, që në çerekshekulli është harruar.

Kumbaro tha se godina është shumëfunksionale dhe përbën një model të ri për shfrytëzimin e çdo mundësie në nder të artistëve.

“Sot jemi në një mbrëmje ku artdashësve u shtohet një godinë multi-funksionale, me 2 skena e me shumë ambiente të tjera ndihmëse. Është një model i ri për shfrytëzimin e çdo mundësie që nuk do ta lëmë të shkojë dëm, që çdo gjë të shkojë në të mirë të artistëve të denjë”.

Sipas ministres në 5 vite janë bërë më shumë se njëçerekshekulli dhe është diskutuar më shumë për kulturën se çdo herë më parë.

Edmond Tupja kritika Edi Ramës nga protesta për teatrin: Nuk vlen as sa kryeplaku i një fshati francez

Sonila Meço i bashkohet protestës për teatrin dhe i kujton Veliajt fabulën e njohur: Pije detin Erion, pije…

Juristi në protestën për mbrojtjen e teatrit: Rasti i dytë në historinë e botës që mbyllet Gjykata Kushtetuese

Të fundit