Flash News

KRYESORE

Kumbaro: "Si zgjidhen kandidatët për kryetarë bashkie". Tregon kush do prezantohet nesër

Kumbaro: "Si zgjidhen kandidatët për kryetarë bashkie".

Politikania socialiste Mirela Kumbaro e ftuar në studion e lajmeve në News 24 është pyetur për mënyrën se si zgjdhen kandidatët për kryetarë bashkie dhe se kush janë ata që do të prezantohen nesër në Kongresin e PS.

Kumbaro u shpreh se nuk beson  që do të prezantohen të 61 kandidatët. “Proceset diku janë më të shpejta diku më të ngadalta, por ka bashki, përshembull, Bashkia e Tiranës (Erion Veliaj) dhe Fierit e Korçës që nuk ka asnjë dyshim se kush do kandidojë. Është një moment reflektimi për kandidatët potencialë. Nuk është matematikë e pastër kjo gjë dhe e kemi këtë mundësi deri në ditën e fundit. Por kemi një skuadër të parë që do të dalin nesër”, u shpreh Kumbaro.

Më tej sa i përket mëyrës se si zgjidhen kandidatët, ajo shtoi; “PS ka forumet e veta. Ka një proces se para të shkojmë në kongres, ka forume partie. Ka figura të rëndësishme, si sekretarë organizativë, kordinatorë elektoralë. Në çdo qark ka një këshill drejtues. Nis që nga baza. Procesi i diskutimeve ka nisur që nga tryezat më formale”.

Të fundit