Flash News

KRYESORE

Kumbulla drejt Interit, zikaltrit sakrifikojnë veteranin

Kumbulla drejt Interit, zikaltrit sakrifikojnë veteranin

Marash Kumbulla do të ndryshojë ekip në merkaton e verës. Djaloshi i artë i kombëtares sonë do të lërë ekipin e Hellas Veronës dhe me dëshirën e tyre, pasi duan të përfitojnë nga shitja e tij.

Ekipi që ka nisur sulmin konkret është Interi. Zikaltrit duan të marrin shtatlartin dhe ta vendosin nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte. Ata janë gati të paguajnë për kartonin e tij.

Emri që pritet t'i bëjë vend Kumbullës është Diego Godin. Ky i fundit do të sakrifikohet nga trajneri Conte për të riun. Uruguiani erdhi me idenë e liderit, por nuk bindi në vitin e tij të parë me zikaltërit.

Të fundit