Flash News

KRYESORE

Kumbulla në treg, agjenti i tij vendos për të ardhmen

Kumbulla në treg, agjenti i tij vendos për të ardhmen

Mbrojtësi Marash Kumbulla ka bërë mjaft mirë te Hellas Verona. Emri i tij është shënjestruar nga shumë skuadra të njohura dhe me emër në Itali. Agjenti i shqiptarit, Gianni Vitali, ka folur në emisionin “Radio Goal”, që transmetohet në “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“Djali ka bërë ndeshje të mira, deri në momentin që u dëmtua. Po zhvillon një kampionat shumë të rëndësishëm. Ku mund të luajë? Para mbrojtjes nuk e bën dot. Ai ka luajtur gjithmonë në qendër me katër mbrojtës. Marashi mund të luajë në të djathtë dhe të majtë të qendrës. Edhe në mbrojtjen me tre është mirë.

"Vështirë të themi nëse është gati për hapin e madh, për sa kohë nuk gjendemi në një situata të tillë. Mua nuk më surprizon në asgjë, por gjithmonë varet nga mjedisi ku luan”.

Të fundit