KRYESORE

Kumbullat Shahine dhe vlerat e larta shëndetësore që përfitojmë nga konsumimi i tyre

Kumbullat Shahine dhe vlerat e larta shëndetësore që

Kumbulla Shahine është një frut që piqet në fund të muajit prill, dhe përveç shijes ka edhe shumë veti të dobishme për shëndetin.

Emri Kumbull Shahine është përcaktim shqiptar, ndërkohë që në botë emri i tyre i vërtetë është ‘Janerik’.

Fjala  ‘Jenerik’ vjen nga turqishtja e vjetër dhe do të thotë Kumbulla e Shpirtit.

Nisur nga emërtimi, ky frut ka shumë veti të dobishme për organizmin e njëriut.

Disa nga arsyet përse duhet ti konsumoni:

-Kumbulla Shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve.

-Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës, ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve.

-Përmirëson shikimin. Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular.

-Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave. Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë.

-Kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. Janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese të tij.

-Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha.

-Ndihmojnë shëndetin e sistemit nervor, përmirësojnë kujtesën, largojnë stresin, përmirësojnë gjumin dhe oreksin.

-Me bollëkun e vitaminave që ato kanë, kumbullat shahine parandalojnë infeksionet, janë të dobishme për gratë shtatzëna, shëndetin e qelizave të gruas dhe zhvillimin e kockave të fëmijës.

Të fundit