Flash News

KRYESORE

Kunatat e familjes mbretërore i huazojnë rrobat njëra-tjetrës, cila duket më bukur

Kunatat e familjes mbretërore i huazojnë rrobat

Kur bëhet fjlë për stilin e dy dukeshave të familjes mbretërore jemi të gjithë sy e e veshë. Meghan Markle është anëtarja më e re e pallatit mbretëror dhe duke qenë se Kate i është përkushtuar rritjes së djalit që solli në jetë para disa muajsh, Princit Louis, e gjithë vëmendja është tek Meghan Markle.

Dukesha e Sussex-it është gjithnjë në qendër të mediave dhe vetëm ditën e djeshme u shkruajt për vizitën e saj në një xhami ku gatoi në nder të viktimave të Kullave të Grenfellit pas një zjarri të tmerrshëm që la 72 të vdekur.

Ajo ishte veshur me një bluzë të thjeshtë dhe klasike  dhe me viza blu. Një të ngjashme (mbase dhe të njëjtën) e kemi parë dhe në trupin e kunatës së saj, Dukeshs së Kembruixhit, Kate Middleton. Shpesh herë, Meghan komentohet dhe krahasohet me Kate dhe duke qenë se kanë stil thuajse të njëjtë, këto rastësi janë të paevitueshme.

Gjithsesi, të dyja ngjajnë shumë bukur me këtë bluzë.

Të fundit