Flash News

KRYESORE

Kunati i Tahirit kërkon amnisti për ish-ministrin: “Saimiri është njeriu i duhur i këtij vendi”

Në një kohë që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri po pret mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen ‘Habilaj’, kunati i tij, Alban Berisha kërkon amnisti për të.

Në një status në ‘Facebook’, Berisha shkruan se Saimir është një njeri fisnik, si në jetë ashtu edhe në punë.

“Saimir Tahiri është njeriu i duhur i këtij vendi! Kurrë nuk e kam pare si te afërm te familjes time,e kam pare se sillet aq thjeshte me njerëzit qe nuk i njeh! Fisnik ne jetën e tije, fisnik dhe ne punën e tij!”, shkruan ai.

Pak kohë më parë, Gjykata e Kanatias mbylli hetimet, pasi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që e implikonin atë në trafikun e drogës. Pavarësisht disa bisedave ku kreu i grupit, Moisi Habilaj e ka përmendur disa herë emrin Saimir.

Të fundit