Flash News

KRYESORE

Kunati i Saimir Tahirit telefonon Bashkim Finon: Tiranën e ke kundër! Ja çfarë do bëjmë nëse Refik Halili na tradhëton…

Kunati i Saimir Tahirit telefonon Bashkim Finon: Tiranën e ke kundër!

Kur jemi vetëm 2 ditë larg zgjedhjeve për presidentin e FSHF-së, gara duket tepër e ashpër dhe e paparashikueshme. Në një bisedë telefonike me kandidatin për president të FSHF-së, Bashkim Fino, kunati i ish-ministrit Saimir Tahiri, Alban Berisha, i ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundra, në lidhje me kandidimin e tij.

Berisha përfaqëson tifozat e Tiranës dhe aktualisht mban postin e kryetarit të tifogrupit bardheblu: “Nuk e di si do të veprojë presidenti i Tiranës, Refik Halili, por gjithë tifozeria e Tiranës, është kundra jush për Zotin. Në qoftë se ai do të tradhtojë rrugës, ne do t’i kërkojmë dorëheqjen që të largohet nga ekipi i Tiranës. Unë jam Alban Berisha, jam kunati i Sajmir Tahirit, por jam edhe kryetari i tifozëve. Je për politikë nuk je për futboll”,   ishin fjalët e Alban Berishës drejtuar Sajmir Tahirit në lidhjen telefonike, e publikuar nga 'Syri.net'. 

Të fundit