Flash News

KRYESORE

Kundër anëtarësimit të Shqipërisë/ Cakaj reagon pas deklaratave të Mitsotakis: Situata e minoritetit është e qartë

Kundër anëtarësimit të Shqipërisë/ Cakaj reagon

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis pak ditë më parë se nuk e mbështe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, me pretendimin për trajtimin që Shqipëria ka bërë ndaj pakicave etnike.

Gjatë seancës dëgjimore sot në Komisionin Parlamentar të Integrimit, Cakaj tha se situata e minoriteti grek në vendin tonë është publike dhe shumë e qartë.

“Me qeverinë e mëparshme greke kemi pasur proces aktiv komunikimi e nuk ka pasur barriera për integrimit. Dhe me qeverinë aktuale jemi në kontakte, por Shqipëria është ne pozicionin që duhet të marrë mbështetje politike për të pasur një vendim në tetor. Nuk mund të komentoj mbi motivet apo llogarite e çfarëdo lideri. Situata e minoritetit grek në vend është publike dhe e shumë e qartë”, tha ministri Cakaj.

Të fundit