Flash News

KRYESORE

Kundër djegies së mandateve, deputeti Alibeaj pyet Koçijançiç: Ku ishte kur u kanabizua vendi?

Kundër djegies së mandateve, deputeti Alibeaj pyet

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeleid Alibeaj i është përgjigjur Maja Koçijançiç, zëdhënëses së përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerint, që u shpreh kundër djegies së mandateve sepse dëmtohet integrimi europian të vendit. Në studion e lajmeve të ‘Ora News’, Alibeaj sqaroi se ‘selia blu’ është konsultuar me ndërkombëtarët, ndërsa pyet Z. Koçijançiç se pse nuk reaguan kur u kanalizua vendi në 2017-ën.

Opozita pa mandate, zëdhënësja e Mogerinit bën thirrje për diskutime konstruktive

“Jemi konsultuar me ndërkombëtarët, por mbi të gjitha ne jemi konsultuar me shqiptarët. Kjo opozitë është konsultuar me ndërkombëtarët në 2014 për dekriminalizimin. Ishte i vetmi akt që na dolën në krah. Faleminderit ndërkombëtarëve.Ku ishte zonja kur u kanabizua vendit, zonja dhe zotrinjtë e tjerë”, deklaroi Alibeaj.

 Të gjitha raportet e BE, ato të cilat filluan nga 2015, zëdhënese e së cilës është zonja, treguan që nga një Lazarat, po ishte problem, për një nga arsyet që ne në 2013 ramë nga qeverisja, me të drejtë, me një proces elektral të pranuar sic në vendet e BE ndodh, ai Lazarati i vogël u bë gjithë Shqipëria. Ku ishte zonja në 2016 kur  gjysma e grupit parlamentar në zgjedhjet në Dibër rezultuan të përgjuar? Ku ishte zonja në 2017 kur me aktet e Prokurorisë del nga koka deri në fund?!”, përfundoi Alibeaj.

Të fundit