Flash News

KRYESORE

Kundër ligjit të arsimit të lartë, pedagogët e Fakultetit të Gjeologjisë u bashkohen kolegëve të ‘Filologjikut’ dhe ‘Shkencave Sociale’

29 pedagogë nga 49 të tillë që ka Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave kanë firmosur sot një deklaratë përbashkët ku kërkojnë anulimin e ligjit të arsimit të lartë dhe shprehin mbështetje për protestën e studentëve.

‘Gjeologjia’ ka ruajtur të njëjtin tekst të deklaratës së firmosur më parë nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Edhe pedagogët e Fakultetit të Filologjisë kanë kërkuar gjithashtu anulimin e ligjit të arsimit.

Letra e pedagogëve të ‘Gjeologjisë’ është publikuar nga Lëvizja për Universitetin:

Nismës për abrogimin e ligjit në arsimin e lartë i bashkohen edhe pedagogët e Fakultetit e Gjeologjisë dhe Minierave. Teksti i deklaratës së tyre është ruajtur i njëjtë me atë të FSHS, në shenjë solidariteti me kolegët e tyre dhe me shpresën se kjo nismë do përhapet edhe nëpër fakultetet e tjera (siç ndodhi në FHF).

Nga 49 pedagogë të punësuar si staf i brendshëm pranë FGJM, 29 prej tyre e kanë firmosur deklaratën publike, së bashku me dy pedagogë të jashtëm dhe një laborant.

Emrat e firmëtarëve janë si më poshtë:

Luis Lamani, Kristaq Muska, Klodian Skrame, Riza Aleti, Dulian Zeqiraj, Agim Sinojmeri, Përparim Alikaj, Elva Leka, Esmeralda Zeqo, Avni Meshi, Bardhyl Muceku, Gafur Muka, Altin Karriqi, Redi Muçi, Edmond Hoxha, Jeton Pekmezi, Emiljan Gjura, Nevina Polo, Boris Strati, Bashkim Çela, Oltion Fociro, Ilir Alliu, Kimet Fetahu, Myslym Pasha, Ana Fociro, Ardian Shehu, Elsa Shehu, Nevton Kodhelaj, Aida Bode, Enkeleida Goga Beqiraj, Mensi Prela, Gjon Rrota.

Protesta e studentëve, Fatos Lubonja: Është çështje politike nëse akuzohet sistemi

Protesta e studentëve, Rama sërish përpjekje për të zhvendosur debatin

Negociatat me BE, Ngjela: Brukseli thotë se me këtë qeveri nuk hapen. Studentët janë e vetmja shpresë

Të fundit