All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kundër taksës për produktet serbe, mediat në Kosovë akuza Ahmetajt: Ndikoi vizita dy ditore në Beograd

Kundër taksës për produktet serbe, mediat në Kosovë
All - Paragraf - 1

Mediat në Kosovë nuk i kanë pritur mirë deklaratat e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, që u pozicionua kundër vendosjes së taksës 100% më të lartë për produktet serbe.

All - Paragraf - 3

Është gazeta ‘Zëri’, një ndër mediat me influencë në opinionin publik, që pyet Ahmetajn nese qëndrimi i tij është i diktuar nga takimi me homologun serb, Sinisha Mali pesë ditë më parë ne Beograd.

“Ministri i Financave në Qeverinë e Shqipërisë, Arben Ahmetaj, doli kundër taksës 100 për qind ndal mallrave serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Ky kundërshtim u prit ashpër në Kosovë, pasi që në vend të mbështetet Kosova, ministri i Edi Ramës e kundërshton këtë masë. Mirëpo, duket se Ahmetaj e pati një “arsye” të fortë për këtë. Ai më 19 nëntor takoi homologun e tij serb, Sinisha Mali. Ajo që bie në sy është vlerësimi që Ahmetaj i bën këtij takimi që ishte mbajtur në Beograd”, shruan ‘Zëri, duke aluduar se veprimi i institucioneve të Kosovës i ka prishur punë ministrit Ahmetaj.

“Pra, reduktimi i hyrjes së mallrave nga Serbia në Kosovë e më pas drejt Shqipërisë, duket se i ka prishur punë Ahmetaj dhe Qeverisë Rama. Për ta më e rëndësishme është heqja e barrierave Shqipëri-Serbi, sesa politika destruktive që Serbia po bën karshi Kosovës”, shkruan gazeta në një redaksionale me titullin “Ministri i Shqipërisë që doli kundër taksës, pesë ditë më parë ishte në Serbi”.

Të fundit