Flash News

KRYESORE

“Kundër varfërisë, papunësisë...”, deputeti i PD: Qytetarët mbështesin protestën e 16 shkurtit

“Kundër varfërisë, papunësisë...”, deputeti

Deputeti  i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shprehur se qytetarët e Gjirokastrës do të protestojnë me 9 shkurt kundër varfërisë dhe papunësisë.

Shehu tregon se gjatë takimit të sotëm, qytetarët e këtij qarku treguan mbështetje edhe për protestën, që opozita ka thirrur me 16 shkurt.

“Aktivi i PD së Gjirokstrës, që u zhvillua sot, në bashkërendim me degët e tjera të Qarkut, vendosi që me datë 9 shkurt të protestohet kundër varfërisë, papunësisë, ndërprerjes edhe të ndihmës ekenomike, lënies në harresë të minatorëve për statusin e tyre, sistemit të degraduar shëndetësor e arsimor, mos mbështetjes së blegtorëve dhe fermerëve, mungesës së shpresës për të rinjtë etj.

Një mbështetje e plotë edhe në Gjirokaster për aksionin politik e protestën e datës 16 shkurt në Tiranë. Kështu u mbyllën sot aktivet e të gjitha degëve të Qarkut”, shkruan Shehu në profilin e tij në Facebook.

Të fundit