Flash News

KRYESORE

Kundërshtarët e Vettingut presin përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese, vendimi jepet më 28 shtator

Kundërshtarët e Vettingut presin përgjigjen nga Gjykata

Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet për disa ligje të reformës në drejtësi dhe vetingun, menjëherë pas seancës së datës 28 shtator. Burime nga kjo gjykatë thanë për gazetën “Panorama”, se pasi anëtarët e kësaj gjykate do të dëgjojnë palët në seancën e datës 28 shtator, ata do të votojnë për kërkesat e Unionit dhe Shoqatës së gjyqtarëve. Pritet që gjykata të njoftojë vendimin e saj po atë ditë. Janë 22 nene të ligjit, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për të cilat shoqata e gjyqtarëve ka kërkuar shfuqizimin si antikushtetues.

Në kërkesën e Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve, thuhet se disa nene që përcaktojnë kushtet e përzgjedhjes së anëtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqë- sor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Konkretisht, kërkohet nga Kushtetuesja shfuqizimi i nenit 7, pika A dhe C, ku përcaktohet se gjyqtarët në kohën e kandidimit për Këshillin e Lartë Gjyqësor, duhet të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën dhjetë vjet dhe të jenë të vlerësuar “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale.

Kërkohet gjithashtu edhe shfuqizimi i pikës 1 të nenit 59, ku thuhet se kryetari dhe zv.kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë të KLGJ-së nga radhët e anëtarëve që nuk janë gjyqtarë dhe me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve. Këtu, gjyqtarët kërkojnë që të hiqet fjala “zëvendëskryetari”. Gjyqtarët kërkojnë gjithashtu ndryshim edhe në pikën 8 të nenit 62, ku thuhet se Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit përbëhet nga dy anëtarë jogjyqtarë dhe një anëtar gjyqtar.

Ata kërkojnë që të hiqen fjalët “dy anëtarë jo gjyqtarë dhe një anëtar gjyqtar”. E njëjta gjë kërkohet edhe për pikën 13 të nenit 62, që përcakton shqyrtimin e ankimimeve të vendimeve të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Kërkesa e Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve është bërë që më datë 25 maj dhe mësohet se është pranuar nga Gjykata Kushtetuese.

Të fundit